Kulturë

Në Korçë protestohet sot kundër Bregoviqit

Këngëtari serb, Goran Bregovic,

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në festën e birrës, i cili është ftuar për të përformuar në ditën e tretë të këtij festivali.

Sipas njoftimit, organizatorët veçse kanë dorëzuar dokumentin në Komisariatin e Policisë që njofton për protestën që planifikohet të mbahet sot nga ora 11:00.

“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët dhe që pritet të zhvillohet nesër”, është shkruar në njoftim.

Atë ju kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protest.

“Ju ftojmë të gjithë intelektualet, qytetarët nga të gjitha trojet etnike të jenë prezentë për të ndaluar këngëtarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviq. Protesta është PAQËSORE edhe e HESHTUR”, thuhet më tej në njoftim.

Bashkia e Korçës ka thënë se nuk do të anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, edhe përkundër reagimeve.

Ndërkohë shumë këngëtarë po bëjnë thirrje për ta anuluar ardhjen e Bregoviqit, teksa Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencen e tyre në këtë festë.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./SHQIP.com