Sport Ndërkombëtar

Granit Xhaka komenton shortin e Kupës së Botës kundër Serbisë

Granit Xhaka

Shorti i hedhur në Doha ka vënë përpara njëra-tjetrës Zvicrën dhe Serbinë.

Në nëntor këto dy skuadra do të përballen në Kupën e Botës, “Katar 2022”, në një përsëritje të ndeshjes së vitit 2018.

Pas, përfundimit të shortit ka reaguar kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

Ai përmes një postimi në Instagram ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Jo keq”.

Të kënaqur janë shprehur edhe kombëtarja e Zvicrës.

“Ne jemi të kënaqur me shortin”, ka thënë Pierluigi Tami, drejtor i ekipeve nacionale të Zvicrës.

Këto dy përfaqësuese ishin në një grup edhe në Botërorin e kaluar.

Të dyja janë pjesë e Grupit G bashkë me Brazilin dhe Kamerunin.

Më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2:1 ndaj Serbisë.

Granit Xhaka kishte shënuar për 1:1 në minutën e 52-të, ndërsa Xherdan Shaqiri kishte shënuar supergol në minutën e 90-të për fitoren prej 2:1./Shqip.com