Lajme

Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pika kufitare - Merdarë

Pjesa e dytë e këtij vikendi që po lëmë pas është më e ngarkuar sa i përket radhëve të pritjes në pikat kufitare për hyrje-dalje në territorin e Kosovës, njofton Shqip.com.

Ndonëse gjatë të shtunës pati kolona të gjata, të dielën udhëtarëve iu duhet që të presin edhe më shumë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se këto kolona në pikëkalimin kufitar – Merdarë – si pika kufitare më e frekuentuar së fundmi, janë më të gjata në dalje.

Sipas njoftimit, udhëtarët që po presin më shumë se tri orë për të dalë nga territori i Kosovës nga kjo anë, ndërkaq në hyrje pritjet janë deri në një orë.

Pritje të gjata sipas njoftimit, ka edhe në dalje të pikë kalimit kufitar te Dheu i Bardhë, saktësisht deri në 1 orë e gjysmë.

Gjatë së shtunës pritjet për të dalë nga Merdari, sipas kësaj qendre nuk ishin më të gjata sesa një orë e gjysmë. /Shqip.com