Tërhiqet shorti për Kupën e Botës, Xhaka e Shaqiri përsëri përballen me Serbinë

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022” është hedhur në Doha.
Virgil Van Dijk përballet me shokun e skuadrës Sadio Mane.
Grupi A: Katar, Holanda, Senegali, Ekuadori.
Pas suksesit në kampionatin Evropian, Anglia do të kërkojë një tjetër kampanjë të suksesshme.
Grupi B: Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani, Wales/ Skocia/Ukraina.
Lionel Messi do të duhet të kalojë skuadra si Meksika, në atë që duket mundësia e fundit për të fituar kampionatin e Botës.
Grupi C: Argjentina, Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite.
Kampioni aktual i Botës, Franca, ka një grup relativisht të lehtë, por do t’i duhet të përballet me Danimarkën e Eriksenit.
Grupi D: Franca, Danimarka, Tunizia, Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.
Padyshim grupi i vdekjes do të jetë grupi E, ku do të përballen dy gjigandët e botës.
Grupi E: Spanja, Gjermania, Japonia, Kosta Rika/Zelanda e Re.
Nën kampioni i botës përballet me Belgjikën në një ndeshje mjaft interesane.
Grupi F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanadaja.
Në këtë grup është përsëritur përballja e famshme e kampionatit të kaluar, kur Serbia u përballë me Zvicrën, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjë.
Grupi G: Brazili, Zvicra, Serbia, Kameruni.
Cristiano Ronaldo do të përballet me Luis Suarez në Katar 2022.
Grupi H: Portugalia, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana.
Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor./Shqip.com
