Sport Ndërkombëtar

Allegri refuzoi aventurën e re me Madridin – për “Zonjën e Vjetër”

Carlo Ancelotti dhe Massimiliano Allegri

Dorëheqja e Zinedin Zidane vitin që shkoi, e vuri Real Madridin në kërkim të dikujt për pozitën e të parit të stolit.

Zgjedhja doli të ishte Carlo Ancelotti, i cili la Evertonin për t’iu bashkangjitur 13 herë fituesve të Ligës së Kampionëve.

Por, italiani nuk ishte zgjedhja e parë, pasi që një bashkëkombas i tij kishte arritur marrëveshje tashmë me madrilenët, raporton Fabrizio Romano.

Ancelotti u zyrtarizua më 1 qershor, 2021 te Real Madridi

Massimiliano Allegri ishte ‘i preferuari’ i Florentino Perez për të ‘mbushur këpucët’ e Zizou.

“Unë kisha nënshkruar tashmë si trajner i ri i Real Madridit verën e kaluar. U bë dhe u vulos”

“Pastaj Juventusi më kontaktoi… kështu që thirra Florentino Perezin në mëngjes dhe i thashë: Më fal, nuk po vij. Po i bashkohem Juventusit”, tha ai për “GQitalia“.

54 vjeçari kishte dy vite si i pa punë, si shkak i shkarkimit të tij nga Juventusi më 2019.

Klub për të cilin edhe i refuzoi “Los Blancos”, kështu duke zënë vendin e Andrea Pirlos.

Rikthimi i tij u prit me shpresë të madhe nga fansat e bianconerëve, që kishin rënë nën hijen e ekipeve nga Milano dhe Atalantas së Gasperinit.

Allegri në ‘Scudetton’ e tij të parë me Juventus, 2015

“Acciughina”, siç njihet ai në futbollin italian, fillimisht e zëvendësoi Antonio Conten në 2014.

Që nga sezona e parë e tij në Turin, ai arriti të fitonte ‘Scudetton’ edhe pesë herë të tjera duke e çuar numrin e fitoreve rresht të trofeut, në tetë.

Juventus aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 59 pikë, shtatë më pak se lideri AC Milan. /Shqip.com