Lajme

Stoltenberg: Trupat ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen

Nato thotë se Rusia nuk do të tërhiqet nga sulmet në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se ai pret veprime shtesë sulmuese ruse që do të sjellin edhe më shumë vuajtje.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel për Raportin Vjetor 2021 të Sekretarit të Përgjithshëm, Stoltenberg tha se sipas inteligjencës, “njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen.

Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera.

“Ne mund të presim veprime shtesë ofenduese që sjellin edhe më shumë vuajtje”, tha Stoltenberg.

“Ne kemi dëgjuar deklaratat e fundit se Rusia do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe në Ukrainën veriore”, tha Stoltenberg.

“Por Rusia ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e saj, kështu që ne mund ta gjykojmë Rusinë vetëm për veprimet e saj, jo për fjalët e saj.”

Ai i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë, të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet në bisedime me mirëbesim.