Tre persona arrestohen për grabitje u konfiskohen edhe dy armë të gjata

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në komunën e Pejës të cilët në fshatin Suhogerll-Istog të maskuar dhe të armatosur kanë ndalur një veturë e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar nga viktimat të largohen nga automjeti.
Të dyshuarit u kanë marrë viktimave 900 euro dhe dy telefona të cilët janë thyer në vendin e ngjarjes. Vetura e vjedhur ishte gjetur 2 kilometra nga vend i ngjarjes. Ajo ishte braktisur.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti. Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com