Lajme

Vazhdojnë punimet në hapjen e tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet në hapjen e tunelit të Llogarasë. 

 Rama ka deklaruar se deri tani është hapur kilometri i parë i tunelit.  

“Dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1 mijë e 200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë” ka shkruar Edi Rama në Twiter.

Ndryshe tuneli i Llogarasë fillon nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Tuneli i Llogarasë pritet të shkurtojë distancën midis Orikuimit dhe Palasës nga 55 minuta, që është aktualisht, në vetëm 10 minuta.

 Tuneli i Llogarasë do të jetë rreth 6  kilometra i gjatë/Shqip.com