Kombëtaret që nuk e siguruan dot biletën për në Katar

Për në Katar – biletën e kanë siguruar 27 kombëtare.
Kanë mbetur edhe pesë vende të zbrazëta.
Shumë kombëtare me nam – dështuan.
Shumë lojtarë të mëdhenjë – nuk arritën të kualifikohen për në ngjarjen më të madhe të futbollit.
Rrugëtimi i mbeti në gjysmë.
Kampionët e Evropës – në shtëpi
Kampionët e Evropës nuk do jenë në Katar.
Për herë të dytë radhazi, azurët nuk do marin pjesë në botëror.
Ani – pse kanë një skuadër të mbushur me yje, si Verratti, Bonuci, Immobile – qëllimin nuk e arritën dot.
Ata u ndalën nga Maqedonia e Veriut.

Hera e fundit, kur Italia luajti në botëror ishte vite 2014, në Brazil, ku ishin eleminuar qysh në fazën e grupeve.
Fati i njëjtë për Kilin
/cloudfront-us-east-1.images.arcpublishing.com/artear/SKO67Q2PFBB65O5TSE3PGCTUTE.jpg)
Arturo Vidal së bashku me Alexis Sanchez janë kampionë të Italisë, por me kombëtare fati ia ka kthyer shpinën.
Kili nuk është kualifikuar në botëror.
Kjo është hera e dytë radhazi që kjo kombëtare – nuk e siguron biletën.
Hera e fundit – kur u paraqiten në këtë turne – ishte viti 2014, në Brazil – ku ishin eleminuar pikërisht nga Seleçao – në fazën e parë me eleminim direkt.
Salah – nuk ia doli dot

Në Rusi (Kupa e Botës 2018) – ishin kualifikuar.
Ani pse ikën në shtëpi – qysh në fazën e grupeve, pjesëmarrja ishte një sukses në vete.
Por, të njëjtën nuk kanë arritur ta përsërin përsëri. Mohamed Salah nuk arriti dot ta kualifikoi Egjiptin në Botëror.
Ai e humbi penaltinë ndaj Senegalit, të martën dhe pjesa tjetër është histori.
Edhe Suedia dështoi

U mendua se rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në kombëtare – do ishte ndihmesë e madhe.
Por, as ai nuk e ndihmoi dot Suedinë të kualifikohet në Kupën e Botës.
Sulmuesi suedez – me 40 vite në supe ishte i pafuqishëm kundër Polonisë së Robert Lewandowskit.
Tashmë – nuk ka më shpresë. Suedia nuk do luaj në Katar.
Herën e fundit, kur suedezët luajtën në Botëror ishte viti 2018, në Rusi, ku ishin eleminuar nga Anglia në fazën e parë me elenimin direkt.
Kombëtare tjera që nuk janë kualifkuar janë: Kolumbia, Algjeria, Austria dhe Nigeria.
Kampionati Botëror – do nis me datë 21 nëntor dhe mbaron me 18-të dhjetor./Shqip.com