Lajme

Sllovakia do të kufizojë numrin e diplomatëve rusë

Sllovakia ka njoftuar se po kufizon numrin e diplomatëve rusë që mund të punojnë në ambasadën ruse në Bratislavë.

Teknikisht, këto nuk janë dëbime, por 35 diplomatë rusë do të duhet të largohen nga vendi.

Ministria e Jashtme e Sllovakisë tha se kishte marrë vendimin në përgjigje të aktiviteteve të stafit të ambasadës ruse që ishin në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

Sipas BBC-së, Sllovakia do të përgjysmonte madhësinë e misionit diplomatik të Rusisë në Sllovaki.

Kjo vjen pasi katër vende të BE dëbuan të martën më shumë se 40 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh .

Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Republika Çeke lëshuan urdhra dëbimi për gjithsej 43 punonjës të ambasadës të martën pasdite.