“El Matador” u lëndua përsëri

Fati ia ka kthyer shpinën “El Matador-it”.
Përsëri e la fushën e gjelbër i mërzitur.
Edinson Cavani është lënduar edhe një herë.
Ai u detyrua të zëvendësohej pas vetëm 30 minutave lojë – në ndeshjen e së martës kundër Kilit – për shkak të një dëmtimi.
Teksa, ende nuk është raportuar se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbra.
34 vjeçari – nuk është duke kaluar aspak momente të mira – si pasojë e dëmtimeve.
Cavani ka qenë i padisponueshëm për 23 ndeshje nga 40 ndeshje të mundshme në të gjitha garat për Manchester United këtë sezon.
“El Matador” është paraqitur mnë vetëm 12-të ndeshje të Premierligës, teksa ka shëunuar një gol dhe ka asistuar një herë.
Duke marrë parasysh faktin – që në fund të sezoni i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq”, atëherë një largim i tij nga “Teatri i Ëndrrave” duket më se i mundshëm.

Paraparakisht interesim për të kishte shprehur Barcelona, por pas trasferimit të Pierre – Emerick Aubamyeang – katalunasit e kanë humbur interesimin për Cavanin.
E ardhmja e tij duket e mjegullt, teksa nuk përjashtohet një transferim te Boca Juniors, ose në Real Sociedad – pasi të dyja skuadrat vazhdojnë ta ndjekin situatën e tij. /Shqip.com