Organizohet protestë në Korçë kundër performancës së këngëtarit serb Goran Bregoviç

Qytetarët e Korçës do të protestojnë kundër performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festivalin e Korçës, i cili është ftuar për të përformuar në ditën e tretë.
Njoftimin për protestë që pritet të zhvillohet ditën e nesërme tashmë e kanë dorëzuar në polici.
“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Korça Report.
Kundër përformancës së tij janë shprehur numër i madhe i artistëve shqiptare si, Noizy, Dafin, Vesa Luma, Gold Ag e shumë të tjerë.
Ndërsa, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre me të mësuar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./SHQIP.com