Lajme

Demaliaj për numrin e veteranëve: Zotëri Kurti po rren

Shkumbin Demaliaj

Ish-deputeti i, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti, po rren sa i përket numrit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Demaliaj ishte në Komisionin Verifikues, dhe i njëjti në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se Kurti po gënjen sa i përket këtyre shifrave, teksa shton se numri i vërtet i veteranëve është 43 mijë.

“Zotëri Kurti po rren…Me UÇK-në, Albin Kurti s’ka të bëjë kurrgjë. Nuk janë 60 mijë veteranë. Janë 43 mijë veteranë. 37 mijë marrin pensione. Pra nuk është e përafërt shifra me atë që flet Kurti. Është në pytje paga minimale. Ky është dorëzu, nuk është ka mundet më kërkon, sot e ka marrë krejt qeverinë e kanë dalë nëpër Evropë”, tha Demaliaj.

Ai gjithashtu ka thënë se Kryeministri Kurti, i ka ofenduar vlerat e muajit mars, ndërsa thotë se kryeministrit Kurti i ka mbetur vetëm vlera e UÇK-së pa e ofenduar.

“Në këtë periudhë, kur i kemi datat e marsit, ky mundohet me mbyll marsin duke i ofendu këto vlera. E vetmja gjë që ka mbet pa e ofendu ky është vlera e UÇK-së”.

Kryeministri, Albin Kurti, ditë më parë në një intervistë në RTK, ka thënë se se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë./Shqip.com