Rozë Ndërkombëtar

I grisen pantallonat në mes të skenës, si reagoi Katy Perry

Katty Perry

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry është përfshirë në një moment të pakëndshëm sa  ishte në skenë.

Ajo sa ishte duke përformuar në një episod të “American Idol”, pantallonat e saj të ngushta u grisën.

“Ato u grisën,” bërtiti bashkë-prezantuesi i saj Luke, përpara se Lionel të hynte dhe të thoshte se “Koncerti ka përfunduar zyrtarisht!”.

Pas këtij incidenti të sikletshëm ajo ka kërkuar ndihmë nga anëtarët e skuadrës, të cilët e ndihmuan për të mbuluar pjesën e saj të ekspozuar.

Këngëtarja ka pasur një ngjarje të ngjashme në vitin 2018./SHQIP.com