Blick për Ademin: Presidenti i Kosovës sapo ishte në paraburgim
Publikuar:
(29.03.2022 12:26:28)

Para miqësores ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, gazeta zvicerane, Blick, ka shkruar për presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademin dhe arrestimin e tij disa ditë më parë.
“Para duelit kundër Zvicrës, në futbollin kosovar po zhvillohet një luftë për pushtet”, shkruan ky portal.
Blick shkruan për arrestimin e Agim Ademit, pas përplasjes me Artan Gavorin.
Ky portal ka shkruar edhe për zgjedhjet e reja në FFK.
“Zgjedhjet e reja priten në fillim të prillit. Përveç Ademit, i cili është në krye që nga viti 2018, në garë është edhe Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit Fadil Vokrri. Kërkesa e parë e Vokrrit për kandidim u tha se ishte refuzuar pa arsye të vlefshme”.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës fillon në ora 18:00./Shqip.com