Tre persona theren me thikë në Prishtinë
Publikuar:
(29.03.2022 09:56:21)

Në komunën e Prishtinës përkatësisht në rrugën Kika tre persona janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar të tjerë meshkuj kosovarë.
Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Ai është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në këtë rast me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” , thuhet në njoftimin e PK-së.