Lajme

MSH: Kosova me shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një komunikate pretendon se Kosova ka nivelin më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit.  

Kosova ka lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgarinë dhe shtetet tjera sa i përket shkallës së vaksinimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë deri tani janë dhënë mbi 1 milionë e 820 doza duke arritur në 70 përqind shkallën e vaksinimit me një dozë dhe 63. 4 përqind me dy doza.

“Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7 përqind me një dozë dhe 57.1 përqind me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7 përqind  e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë. Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, Ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tone”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Shqip.com