Në Ferizaj një 65-vjeçarit i sekuestrohet një armë dhe 20 fishekë

Është gjetur një armë zjarr në fshatin Manastirc të Ferizajt të cilëne posedonte një 65 vjeçar.
Policia e Kosovës menjëherë është dalur në vendin e ngjarjes ku edhe ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit.
“Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
PK ndër të tjera të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj, pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Shqip.com
