Gramoz Vokrri – pritet ta padisë sot FFK-në
Publikuar:
(28.03.2022 13:04:41)

Aplikimi i Gramoz Vokrrit për Kryetar të Federatës së Futbollit u refuzua – ditë më parë.
Por, ai ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore.
Vokrri – do të ngreh padi ndaj FFK-së – dhe këtë për Shqip.com, e ka konfirmuar avokati i tij, Agnez Furra.
“Po është e vërtetë, sot do të ngrehim padi. Më shumë informacione do të merrni në vijim”, tha Furra.
Zgjedhjet e FFK-s janë thirrur të mbahen më gjashtë prill.
Aktualisht – kryetar i FFK-së është Agim Ademi.
Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota. /Shqip.com