Florian Marku i gatshëm për ta mbrojtur titullin e kampionit
Publikuar:
(28.03.2022 12:15:02)

“Mbreti i shqiptarëve” do të rikthehet në ring.
Synim i vetëm për të – mbetet fitorja.
Florian Marku është i gatshëm për të mbrojtur përsëri titullin ndërkombëtar të IFB përballë britanikut, Kris Jenkins.
Ky meç do të zhvillohet me 2 prill, në “Utilita Arena” në Newcastle, Angli.
Marku – ka kujtime të bukura nga Anglia – pasi dy ndeshjet e fundit që i zhvilloi atje – doli fitues.
Në përgjithësi, 29 vjeçari ka zhvilluar dhjetë ndeshje si boksier profesionist dhe akoma nuk është njoftuar me humbje.
Ndeshjen e fundit – Marku e zhvilloi me 21 nëntor kundër Jorick Luisetto, ndaj të cilit doli fitues dhe e mbrojti titullin e kampionit të botës – në verisionin IBF. /Shqip.com