Lajme

Flet Abaz Beqiraj i arrestuari nga Policia e Serbisë: Unë nuk kamë bërë asnjë aktakuzë në jetën time

Abaz Beqiraj

Abaz Beqiraj, i arrestuar nga Policia e Serbisë në kufirin Hungari-Serbi, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka bërë kurrfarë aktakuze.

Beqiraj në një prononcim për T7 nga burgu ka thënë se nesër pritet ta qesin para gjyqit.

“Jo unë për vete nuk di për kurrfarë aktakuze që kam bo në jetën time. Tash këta më kanë thanë kështu, por tash presin me m’qitë në gjyq apo çfarë dreqin… telefonin ma kanë lanë, senet me hëngër bukë. Më kanë thanë me pritë nja 2-3 orë”, tha Abaz Beqiraj.

Ai gjithashtu ka treguar se si ka ndodhur arrestimi dhe i njëjti ka treguar se askush nuk ka folur më të.

“Jam kanë tu ardh nga Gjermania bre, kam qenë tek djali me nejtë, më zbriten në tokë, ma kanë marrë lejen. Tash unë ma gatë nuk di çka me të thanë. S’ka fol kush me mu, tash a më ndalin a më lëshojnë nuk e di. As vetë nuk e di pse, veç i ka thanë shoferit që në 2010-në e ka një aktakuzë. Për çfarë aktakuze këta e dinë dhe e luajnë lojën qysh donë”, shtoi Beqiraj.

Beqiraj ka treguar se as gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

“Jam sëmurë nga koka, me hapa të tensionit, të gjitha i kam bashkë”, ka vazhduar ai.

Rreth këtij arrestimi ka reaguar edhe Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pasi që Abaz Beqiraj është nga kjo komunë dhe gjithashtu i afërm familjar i Ramosaj.

Lexo edhe:
Kosovari i arrestuar nga Policia e Serbisë është familjar i kryetarit të Deçanit

Ramosaj ka bërë të ditur se Familja Beqiraj janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet e Serbisë.

Në kontakt me autoritet serbe janë duke qëndruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ku përmes një komunikate kanë treguar se përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka filluar kontaktin me autoritetet serbe./Shqip.com

Lexo edhe:
Reagon Ministria e Punëve të Jashtme pas arrestimit të kosovarit nga Policia e Serbisë