Fitore dramatike e Verstappen
Publikuar:
(27.03.2022 20:54:30)

Fitorja e parë e kampionit.
Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.
Piloti i Red Bull, e kaloi Charles Leclerc me katër xhiro përpara, pasi të dy kishin duel të fortë gjatë tërë kohës.
Në fund Werstappen e kaloi atë me 0.5 sekonda – pasi bëri lëvizjen vendimtare.
Carlos Sainz i Ferrarit u pozicionua i treti dhe Sergio Perez i Red Bull zuri vendin e katërt.
George Russell përfundoi i pesti për Mercedes, përpara Esteban Ocon të Alpine dhe Lando Norris të McLaren.
Teksa, Lewis Hamilton përfundoi i dhjeti.
Kjo fitore e 24 vjeçarit ishte edhe një sinjal që edhe në këtë sezon do jetë një “arrë e fortë” për kundërshtarët. /Shqip.com