Kulturë

MKRS ndan çmimet vjetore për nder të Ditës Botërore të Teatrit

Për nder të Ditës Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimet vjetore.

Çmimi Kombëtar për vepër jetësore ju dha aktores Kumrije Hoxha.

Anëtarë të jurisë këtë vit ishin Majlinda Bregasi, Qendresa Jashari, Vlora Merovci Berisha, Kushtrim Mehmeti dhe Afrim Spahiu.

Ndërkaq Hoxha ka falëndëruar jurinë për çmimin dhe publikun për përkrahjen e vazhdueshme.

Çmimin e ndau kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s.