Sport Shqiptar

Grumbullohet Kosova U20 në basketboll

Kosova U20 në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës, të dielën ka njoftuar për grumbullimin e tretë të Kosovës U20 në konkurencën e meshkujve.

Grumbullimi do të marrë pjesë të hënën e 28 marsit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Stërvitjet aty do të fillojnë në orën 14:00 dhe do të zgjasin deri në orën 16:00.

Ky është grumbullimi i Kosovës U20 dhe i fundit para muajit maj, kur do të fillojnë stërvitjet intensive me në krye përzgjedhësin Dritëro Sefaja.

“Synimi i këtyre grumbullimeve është që përzgjedhësi Sefaja të shoh nga afër formën e lojtarëve për të pasur një ekip sa më dinjitoz për garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë.

Kampionati i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik. /Shqip.com