Banorët e Lviv frikësohen se qyteti i tyre do të përfundojë si Mariupoli

Korrespodenti i BBC-së, Hugo Bachega deklaron se qytetarët ukrainas tani janë të frikësuar se edhe qyteti Lviv do të ketë fatin e njëjte sikur qyteti i Mariupolit dhe Kharkivi të cilat qytete janë shkatërruar.
Në këtë qytet janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme ku shtëllungat e tymit mbuluan hapësirën e saj. Qyteti i cili gjendet 70 kilometra larg kufirit me Poloninë ka qenë relativisht i patrazuar nga bombardimet ruse.
Dhe shumica e vullnetarëve, gazetarëve, dhe njerëzve të zhvendosur gjenden në këtë qytet i cili konsiderohet si më i sigurtë nga qytetet e tjera.
Ky perceptim mund të ndryshojë.
Maryana Pack një ekonomiste 39 vjeçare e cila ishte pranë vendit të shpërthimit shprehet e mërzitur me atë se cfarë është duke ndodhur.
“Ne ndihemi të pambrojtur. Askush nuk kujdeset për atë se çfarë po ndodh këtu. Ne kemi nevoje për shumë ndihmë tani. Ukraina Lindore është shkatërruar plotësisht. Është më të vërtetë e mundur që kjo mund të ndodh në Lviv”, thotë ajo. /Shqip.com