Lajme

Fillon heqja e dyerve të blinduara nga selia e Partisë Demokratike

Anëtarët e Partisë Demokratike kanë filluar punët për heqjen e dyerve të blinduara nga hyrjet kryesore të objektit të PD-së si dhe akseset dytësore.

Relaksimi i raporteve në Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) ka ndodhur pasi Lulëzim Basha ka dhënë dorëheqja nga kreu i partisë. Deputetet e PD-së si dhe anëtarësia është duke negociuar për gjetjen e një zgjidhje për udhëheqjen e re të partisë.

Ndryshe objekti i partisë ishte shndërruar në një arenë të përplasjeve ndërmjet simpatizantëve të Sali Berishës si dhe Lulëzim Bashës. Ata ishin përplasur në objektin e PD-së ku edhe kishte pasur të lënduar. /Shqip. com