Dembele ka arritur marrëveshje me PSG-n
Publikuar:
(26.03.2022 17:23:46)

E ardhmja e sulmuesit francez, Ousmane Dembele është ende e paqartë.
Por, me sa duket ky do të jetë stinori i fundit për të në “Camp Nou”.
Sipas AS, Dembele tashmë e ka zgjedhur destinacionin e radhës, madje ai ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint Germain.

Negociatat për vazhdimin e kontratës ne Barcelonën kanë ngecur
Megjithatë rinovimi i kontratës është ende një opsion.
Lojtari pohon në dhomat e zhveshjes se nuk ka nënshkruar asgjë me asnjë klub dhe për më tepër se do të ishte i gatshëm të pranonte një ulje të pagës për të vazhduar si lojtar i Barçës. Dembele këtë sinor ka zhvilluar 21 ndeshje nën urdhëratë e Xavit dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të shënojë dy gola dhe nëntë asistime./Shqip.com