Kurti për Shaip Zekën: Ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllim familjes Zeka nga Gjilani për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka.
Shaip Zeka ishte vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.

“Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë. I mprehtë në mendje, i lartë në vetëdije kombëtare, e i dashur në çdo bisedë që bënim. Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe pa numër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë.

Shaip Zeka ka vdekur me 23 mars dhe është varrosur me 24 mars.
Lajmin për vdekjene tij e kishe dhënë djali i tij, Izmi Zeka.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për ty babë, përjetësisht do të mbetesh në zemrat tona. Krenar që patëm një prind si ti i cili na rriti e edukoi me vlerat kombëtare dhe dashurinë ndaj atdheut”, ka shkruar ai./Shqip.com