Sport Ndërkombëtar

Sulmi raketor që tmerroi pilotët e Formula 1 në Arabinë Saudite

Shpërthimi i depove të naftës në Jeddah, Arabi Saudite

Të premten pilotët e Formula 1 po zhvillonin stërvitje të lirë në Jeddah të Arabisë Saudite, kur depot e naftës pranë pistës shpërthyen.

Depot e naftës i përkasin kompanisë “Amarco” që është edhe sponsor i garave të F1.

Kjo ishte java e tretë me radhë që objektet e Aramco-s sulmohen nga lëvizja “Houthi”, pjesë e rezistencës së vazhdueshme ndaj ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, raporton ‘Marca‘.

Pas sulmit, drejtuesit e Formula 1 u mblodhën menjëherë së bashku me drejtuesit e skuadrave dhe pilotët.

Ndërsa, vendosën që gara e së dielës të zhvillohet normalisht pavarësisht sulmit, teksa kanë marrë garanci nga autoritet e Arabisë Saudite se siguria e tyre nuk do të cënohet.

Lewis Hamilton

Megjithatë, piloti britanik, Lewis Hamilton kërkoi që Grand Prix-i të mos mbahet, por nuk u morr parasysh.

Kjo pasi që shteti arab jep plot 50 milion euro që sporti i makinave të shpejta të dhurojë spektakël./Shqip.com