Kurti takohet me Klinakun bisedojnë edhe për pastrimin e listave të veteranëve
Kurti takohet me Klinakun bisedojnë edhe për pastrimin e listave të veteranëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakun.
Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve dhe shprehur gatishmërinë për shpeshtimin e takimeve që do t’i kontribuonin këtij qëllimi.
Në këtë takim është diskutuar edhe çështja e pastrimit të listave ku Organizata e Veteranëve është shprehur e gatshme që të gjejë mundësitë për të bashkëpunuar me Qeverinë në këtë temë.
Përfaqësuesit e veteranëve paraqiten kërkesat e tyre lidhur me mirëqenien e veteranëve dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Aziz Bici, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bisedua edhe për tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se duhet të pastrohen listat e veteranëve ngase në luftën e Kosovës të uniformuar si ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë rreth 20 mijë persona. Ai ka thënë se nuk ka asnjë fakte që në këtë luftë kanë qenë të përfshirë 60 mijë ushtar të UCK-së. Ka thënë se numri duhet të reduktohet./Shqip.com