Ed Sheeran dhe Camila Cabelo me koncert për të ndihmuar Ukrainën

Duket se ndihmat nga e gjithë bota po vijnë për Ukrainën dhe atë nga të gjitha anët.
Kësaj here një koncert i organizuar do të zë vend në Angli dhe me të ardhurat e mbledhura do të ndihmohen ukrainasit.
Ed Sheeran, Camila Cabello do të performojnë në Koncertin televiziv për Ukrainën, që do të transmetohet nga “ITV” dhe “STV”, raporton ‘The Guardian‘.
Emeli Sande dhe Gregory Porter do të performojnë gjithashtu në koncertin, i cili zhvillohet në “Birmingham Resorts World Arena” më 29 mars.

Koncerti do të drejtohet nga Spice Girl Emma Bunton, së bashku me Marvin Humes dhe Ronan Kemp.
Shikuesit do të jenë në gjendje të dhurojnë gjatë gjithë mbrëmjes, dhe “ITV” është zotuar të dhurojë të gjitha të ardhurat nga sponsorizimi dhe reklamat e krijuara nga transmetimi – rreth 3 milion paund – për kauzën.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Apelin Humanitar të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) në Ukrainë, i cili mundëson 15 prej bamirësve kryesorë të ndihmës në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik, “Save the Children” dhe “Oxfam”, të ofrojnë ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukraina dhe vendet fqinje.
“Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës”, tha Cabello.
“Ndërsa refugjatët nga Ukraina i bashkohen miliona njerëzve të tjerë të zhvendosur në mbarë globin, ne të gjithë kemi një përgjegjësi.”, përmbylli këngëtarja me origjinë nga Kuba.
Pas një kërkese të bërë nga një grup muzikantësh nga Ukraina, Sheeran u është përgjigjur atyre me një video mesazh në “Tik Tok”, duke konfirmuar pjesëmarrjen.
@edsheeran @Antytila / Антитіла
♬ original sound – Ed Sheeran
Duket se Sheeran dhe Cabello do të performojnë së bashku në koncert, pasi kanë bashkëpunuar më parë në këngën e tij “South of the Border” për vitin 2019 dhe këngën e saj të re “Bam Bam”.
Performues të tjerë pritet të ftohen për ngjarjen dy-orëshe, e cila do të përfshijë gjithashtu filma të shkurtër që dokumentojnë përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës dhe përvojat e ukrainasve që ikin nga konflikti.
Rreth 1.85 milionë ukrainas janë zhvendosur që kur Rusia pushtoi vendin katër javë më parë, saktësisht më 24 shkurt. /Shqip.com