Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Prishtinë
Publikuar:
(25.03.2022 10:44:26)

Një burrë është gjetur i vdekur në mes të një rrugë në Prishtinë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./SHQIP.com