Sport Ndërkombëtar

Fenerbahçe – Arsenali i ri për Özil

Mesut Ozil, Fenerbahçe

Pas aventurës tek Arsenal që u mbyll me kritika, Mesut Ozil tani duket se nuk po gjen qetësi as tek Fenerbahçe.

Shpresat se do të arrinte të ‘ringjallte’ karrierën në Turqi, duken tashmë të ‘vdekura’ për të.

Ai arriti që në 11 ndeshjet e para për ‘Kanarinat e Verdha’, të ketë bilanc jo të mirë prej një asisti dhe asnjë goli.

Megjithatë, gjermani me origjinë turke arriti kuotën e tetë golave dhe dy asistimeve në elitën e futbollit turk.

Mesfushori tani është lënë jashtë skuadrës së bashku me Ozan Tufan, siç u bë e ditur nga vetë klubi në një njoftim zyrtar.

Presidenti i klubit turk, Ali Koc, njoftoi në fund të vitit të kaluar se Ozil ishte “i pakënaqur” në klubin turk për shkak të dëshirës për të luajtur më shumë, por zbuloi se menaxheri Kartal po luftonte për të nxjerrë më të mirën nga mesfushori.

“Trajneri ynë gjithashtu duhet të përpiqet të kuptojë se si të përfitojë maksimumin nga Ozil. Nuk ka asnjë problem, pavarësisht asaj që thonë mediat. Mesut është i pakënaqur sepse nuk luan rregullisht.”, u shpreh ai për ‘Fenerbahce TV‘.

Ish-reprezentuesi gjerman u largua nga Arsenali nën një ‘re’ polemikash vitin e kaluar pasi mesfushori u përplas me trajnerin aktual të “The Gunners”, Mikel Arteta. /Shqip.com