Pedri – Senzacion tek Barcelona, dikur i refuzuar nga Real Madrid

Pedri Gonzalez është talenti më i përfolur në botë aktualisht, teksa po shijon momentet më të mira tek Barcelona.
Ylli i ri i katalanasve ka folur për aventurën e tij tek Real Madrid para disa vitesh, e cila nuk rezultoi ashtu siç kishte shpresuar, raporton BRFootball.
“Unë shkova atje, dhe nuk munda të stërvitem gjatë ditëve të para sepse kishte borë në fusha. Në fund më thanë që nuk isha në nivelin e duhur dhe se do të më lëshonin mua për të vazhduar kërkimin.”, tha talenti kanarinas.

“Në fillim, nuk të pëlqen të refuzohesh askund, por pastaj të motivon të mendosh se nëse nuk të duan, do të punosh fort që diçka tjetër të vijë në të ardhmen.”, shtoi mesfushori duke cekur swe tani është aty ku do.
Pedri po ashtu kishte edhe një mesazh për personin që e refuzoi, ani pse nuk e njeh – “Nuk më kujtohet se kush është. Unë do t’i thoja atij se tani jam duke e shjuar veten tek Barcelona.”.
Përndryshe, 19 vjeçari është aktualisht fitues i çmimeve “Golden Boy Award”, çmim ky që u fitua më herët edhe nga lojtarë si Mess, Mbappe, Pogba, etj., dhe “Kopa Trophy”. /Shqip.com