Brozovic e vazhdon rrugëtimin me Interin
Publikuar:
(23.03.2022 16:45:52)

Marcelo Brozovic ka vendosur t’i qëndrojë besnik Interit.
Mesfushori kroat – ka nënshkruar kontratë me bardhezinjët – deri në vitin 2026.
Kjo është konfirmuar – nga faqja zyrtare e kampionëve të italisë.
29 vjeçari është një nga futbollistët kryesorë të neurazurëve – në vitet e fundit.
Ai ka zhvilluar 26 paraqitje në Serie A – në këtë kampionat dhe shtatë në Ligën e Kampionëve – duke qenë ndër futbollistët më të dalluar.

Interesim për shërbimet e tij – kishin shprehur Barcelona, por duket që ai nuk e ka menduar fare largimin.
Sa i përket formës ekipore, Interi gjendet në vendin e dytë të Series A – me 54 pikë të grumbulluara.
Dy pikë prapa Milanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com