Refuzohet aplikimi i Gramoz Vokrrit, Ademi i vetmi kandidat në zgjedhje
Publikuar:
(23.03.2022 16:03:13)

Aplikimi i Gramoz Vokrrit për Kryetar të Federatës së Futbollit është refuzuar.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas FFK-së, Komisioni verifikues ka gjetur nënshkrime kontestuese që kanë ardhur nga Prishtina, Ulpiana e Kika për Vokrrin.

Tani i vetmi kandidat është Agim Ademi.
Të martën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Federatën e Futbollit të Kosovës ka shkelur Statutin e FFK-së duke e thirrur Kuvendin zgjedhor për datën 6 prill.
Zgjedhjet e FFK-s janë thirrur të mbahen më gjashtë prill dhe deri më tani ka kandiduar Agim Ademi./Shqip.com