Qeveria mban mbledhjen e radhës
Publikuar:
(23.03.2022 08:37:40)

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit zyrtar për media, mbledhja e Kurtit me ministrat nis në orën 10:00.
Qeveria nuk ka ofruar detaje për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.
Kjo është mbledhja e 68-të e Qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen e kaluar janë shqyrtuar pikat që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike pastaj plotësim-ndryshimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Blerja e dy objekteve të dy ambasadave në Uashington dhe në Londër, heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës.
Dy marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Poloninë dhe Turqinë e të tjera.
Është njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë konferencë për shtyp pas mbledhjes qeveritare/Shqip.com