Lajme

ATK-ja jep detaje për bastisjet në Prishtinë

ATK-ja

Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion hetimor në Prishtinë. 

Qëllimi i aksionit ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli (bastisje).

Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht: Dokumentacion kontabël, Fatura të shitjes së shërbimeve, Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera, pagesat. Lista e produkteve në stoqe; 2 USB; Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar. /Shqip.com