Sport Shqiptar

Atletja kosovare: U ndjeva e diskriminuar

Atletja nga Peja, Gresa Bakraqi

Në Kampionatin Botëror të Atletkiës – që u mbajt në Beograd – ajo mori pjesë.

Por, nuk e pati trajtimin e njëjtë si garueset tjera.

Atletja kosovare, Greasa Bakraqi në një prononcim për “APEL”, ka treguar për diskriminin që i është bërë nga organizatorët.

“Është e turpshme gjithçka që u munduan të bënin organizatorët. Ata u munduan t’i fshihnin inicialet e vendit tim në fanellën time. U ndjeva e diskriminuar dhe kërkova tretman të njëjtë me garuesit tjerë”, deklaroi ajo.

Teksa, shtoi se “disa gazetarë dëshironin të flisnin me mua, por sigurimi dhe policia, të cilët në mënyrë konstante po më përcillnin dhe ndiqnin, nuk i lejuan ata të më afroheshin. Sidoqoftë, nuk kisha probleme të tjera”.

Injorime, ajo pati edhe në ekranin e madh – ku shaqën emrat e atletëve me flamurin e shtetit të tyre. Por, në rastin e Gresës – hapësra e flamurit ishte e zbrazët.

Bakraqi – ishte e vetmja garuese nga Kosova që mori pjesë në këtë kompeticion madhor.

Teksa,  përgjithësi – morën pjesë 680 garues./Shqip.com