Lajme

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës të premten ka shpallur të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022, njofton Shqip.com.

Këtë vit, UP-ja do të pranojë gjithsej gjashtë mijë e 247 studentë, në afatin e parë të konkursit.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022”.

“Gjithsej 6247 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të universitetit në Facebook.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të klikoni KËTU./SHQIP.com