Ukraina në rrezik nga minat dhe mjetet e pashpërthyera

Ukraina është duke u përballur edhe me një luftë tjetër që është rreziku i minave dhe mjeteve të paeksploduara.
Sipas të dhënave që posedon shoqata Sappers janë 82 mijë e 525 kilometra katrorë të sipërfaqes në Ukrainë të cilat konsiderohen se nuk janë të sigurta pasi përmbajnë mjete shpërthyese.
Llogaritja e sipërfaqes është bërë duke përdor një sofuer gjeo-informativ së bashku me operatorin ukrainas kundër minave Demining Solutions.
Këto toka para pushtimit rus nuk klasifikoheshin si të rrezikshme. Ukraina ka ekipet e veta të deminimit dhe se ka arritur që t’i largojë disa nga mjetet plasëse të cilat përbëjnë rrezik për komunitetin.
Ndryshe luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 27-të dhe palët nuk kanë dhënë shenja për armëpushim. Nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve nga minat dhe mjetet e tjera plasëse.
/Shqip.com