Araujo nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona

Kontrata i skadon në fund të sezonit. Ofertat nuk po i mungojnë.
Por, nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
Ronald Aruajo – është në negociata për vazhdimin e bashkëpunimit me katalunasit.
“Sport” shkruan se “Araujo e ka bërë prioritetin e tij kryesor qëndrimin te Barcelona”.

Një interesim për të ka shprehur Manchester United, por nuk ka pasur ofertë zyrtare.
23 vjeçari është shndrruar në “mur” të katalunasve – në këtë sezon.
Ai ka zhvilluar 22 ndeshje në La Liga, teksa është autor i katër golave.
Përgaditja e lartë fizike dhe shpejtësia janë vetëm disa nga elementet që e karekterizojnë atë.
Shtatëlarti – po ftohet edhe në komëbataren e Uruguait dhe dalëngadalë po e zë vendin e Diego Godin.

Aruajo – përveç pozitës së tij natyrale – në qendër, ka zhvilluar disa ndeshje edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në “El Clasicon” e së dielës, ai ishte ndër më të mirët në fushën e gjelbër – teksa arriti që shënonte gol.
Debutimin me blaugranët e kishte bërë në vitin 2019, teksa paraprakisht kishte luajtur dy vite për Barcelonën B. /Shqip.com