Flamur Bunjaku – jep dorëheqje nga pozita e tij në FFK
Publikuar:
(21.03.2022 17:31:21)

Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e Anëtarit të Komitetit Ekezekutiv te Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në njoftimin e shkruar nga Bunjaku, ndër të tjera thuhet se arsyeja e kësaj dorëheqje kanë qenë zhvillimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në FFK.
Bunjaku ka treguar se “vendimi është i pakthyeshëm”.

Përveç postit në FFK-së, Bunjaku është emër i njohur në futbollin kosovar pasi është aksionar në klubin FC Drita.
Zgjedhjet për të parin e kësaj federate do të mbahen me gjashtë prill.
Teksa, deri më tani zyrtarisht e kanë shpallur kandidaturën Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri./Shqip.com