Sport Ndërkombëtar

Jack Grealish zyrtarizohet te Manchester City

Jack Grealish gjatë prezantimit te Manchester City

Manchester City ka arritur marrëveshje me Aston Villan për transferimin e Jack Grealisht, i cili edhe është prezantuar gjatë se enjtes te skuadra e tij e re, shkruan Shqip.com.

City ka pranuar të paguaj 117 milion euro për transferimin e Grealish nga Aston Villa.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me kampionët anglez për gjashtë vitet e ardhshme, e cila do ta mbajë atë në klub së paku deri në vitin 2027.

“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester Cityn”, tha Grealisht.

“City është skuadra më e mirë në vend me një trajner që konsiderohet si më i miri në botë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem te ky klub”, shtoi ai.

Mesfushori ofanziv thyen rekordin e transferimit në Premier League, duke u bërë lojtari anglez më i shtrenjtë në histori./Shqip.com