Barcelona kalon në epërsi ndaj Real Madrid
Publikuar:
(20.03.2022 21:32:08)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madrid.
Golin për katalunasit e shënoi Aubameyang – në minutën e 29-të.
Goli i shënuar nga Auba
Pas një driblimi të bukur nga Osumane Dembele – në krahun e djathtë, Auba u gjend më së miri në zonë dhe e tundi rrjetën.
Për 32 vjeçarin – ky ishte goli i tetë me fanelën e katalunasve – në këtë sezon.
Në anën tjetër, madrilienët po mundohen të rrezikojnë me kundërsulme, por nuk po kanë sukses deri më tani.
Mungesa e Karim Benzemas – në sulm duket që ka lënë një zbrazëti të madhe.
Shqip.com do ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet nga ky takim./Shqip.com