Sport Ndërkombëtar

Lewandowski – prioritet i Bayern Munich

Robert Lewandowski, foto: Uefa Champions League - Twitter

Robert Lewandowski është pritoriteti i Bayern Munich për rinovimin e kontratës.

Trajneri i bavarezëve ka komentuar rreth situatës kontraktuale të Lewa-s, duke thënë se flet shpesh me të, raporton Fabrizio Romano.

“Flas shpesh me të, kemi një marrdhënje jetike mes nesh. Ne duam ta mbajmë atë. Por nuk është gjithmonë aq e thjeshtë.”, tha gjermani.

“Nuk e kam ndjesinë sikur ai nuk dëshiron të qëndrojë me ne, është një vendim i përbashkët. Do të ketë bisedime me siguri.”, mbylli tekniku 34 vjeçar.

Për polakun foli edhe legjenda e portës së bavarezëve Oliver Kahn, që tani ka pozitën e drejtorit sportiv.

“Ne duam të flasim me lojtarët tonë më meritorë – përfshirë Robertin, sigurisht”, tha ai për ‘Sky Sports‘.

Dy herë fituesi i ‘The Best FIFA Men’s Player’ ka kontratë deri më 30 qershor, 2023.

Këtë sezon Lewandowski ka 45 gola dhe katër asistime në të gjitha garat për Bayern. /Shqip.com