Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid me ofertë për Sergi Roberton

Sergi Roberto, FC Barcelona

Atletico Madridi ka bërë një ofertë për mesfushorin e Barcelonës – Sergi Roberto, raporton ‘Sport‘.

Kontrata e spanjollit skadon në Qershor të këtij viti, dhe si duket kampionët e La Ligas janë të etur për shërbimet e tij si transfer i lirë.

Barcelona i kishte ofruar kontratë me raduktim page 30 vjeçarit që nuk e pranoi, dhe si duket ai do të jetë në largim në fund të sezonit.

Lëndimi i Robertos

Roberto nuk ka luajtur as edhe një ndeshje që nga 27 shtatori i vitit të kaluar, si pasojë e një lëndimi muskular të marrë kundër Rayo Vallecanos. /Shqip.com