Sport Ndërkombëtar

Atletico Madridi mposht Rayo Vallecanon

Atletico Madrid ka arritur të marrë tri pikë duke mposhtur Rayo Vallecanon.

Atletico ka vazhduar formën e mirë në La Liga, duke arritur fitoren e pestë radhazi.

Skuadra e Diego Simeones triumfoi me rezultat të ngushtë 0:1 në udhëtim te Rayo Vallecano.

Goli i fitores u shënua nga Koka në minutën e 49-të, pas asistimit nga Joao Felix.

Atletico e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, kur Angel Correa u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 85-të.

Kjo fitore e ngrit Atleticon në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Rayo është e 13-ta me 32 pikë./Shqip.com