Simboli “Z” shfaqet në objektin e kishës në Shtime
Publikuar:
(19.03.2022 09:50:55)

Në muret e kishës në Shtime janë shkruar grafika me simbolin “Z”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën “Skënder Salihaj”.
“Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z)”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.
Simboli “Z” ditë më parë është parë edhe në Veriun e Kosovës, ku pas një aksionit të Policisë së Kosovës, këto grafike janë fshirë.
Shkronja ‘Z’ përdoret si simbol nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës./Shqip.com
