Sport Ndërkombëtar

Arteta tregon pse Arsenal nuk vazhdoi për Coutinho-n

Arteta, trajner i Arsenal

Philippe Coutinho ishte tejet i lidhur me thashethemet se mund të transferohej në Arsenal.

Ylli, kartonin e të cilit e ka Barcelona, është duke shkëlqyer në Premier Ligë me skuadrën e Aston Villa-s, trajner i të cilës është ish-bashkëlojtari i tij tek Liverpool – Steven Gerrard.

Se ka rigjetur formën e mirë, tregojnë statistikat e tij tek “The Villans”.

Në nëntë paraqitje, ai ka katër gola, duke përfshirë një në debutim kundër Manchester United, dhe tre asiste – numra këta që duket se do të rriten deri në fund të sezonit.

Coutinho në debutim kundër Manchester United

Mikel Arteta ka dhënë arsyen pse “The Gunners” nuk transferuan atë: “Ne kemi shikuar për lpjtarë të kualiteteve që ai sigurisht që i posedon, por në fund vendosëm për dikë tjetër”, raporton ‘Goal‘.

“Aftësia e tij për të gjetur hapsira në situata ku nuk ka, është ajo çfarë ka bërë në Liverpool”, duke shtuar po ashtu se Cou është një nga lojtarët më të rrezikshëm për Villa-n. /Shqip.com